Overview

Account Handler Jobs in Pristina, District of Pristina, Kosovo at ASHA

Title: Account Handler

Company: ASHA

Location: Pristina, District of Pristina, Kosovo

Lokacioni: ASHA, Prishtinë

Niveli: Entry-Level / Mid-Level

Orari: Full-time

Përshkrimi i pozitës

ASHA po kërkon një Account Handler që do të merret me komunikimin e përditshëm me klientë, menaxhimin e emailave dhe përcjelljen e kërkesave ditore brenda ekipit.

Kjo pozitë është e përshtatshme për një person fillestar, të organizuar, komunikues dhe të përgjegjshëm, që dëshiron të zhvillohet në fushën e marketingut, komunikimit dhe menaxhimit të klientëve.

Përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhimi dhe përgjigjja në emaila të përditshëm të klientëve;
  • Mbajtja e komunikimit të rregullt me një numër të caktuar klientësh;
  • Përcjellja e kërkesave të klientëve te ekipet përkatëse brenda ASHA-s;
  • Sigurimi që klientët të marrin përgjigje në kohë dhe me korrektësi;
  • Përditësimi i detyrave në Trello ose platforma të ngjashme të punës;
  • Ndjekja e afateve dhe informimi i ekipit për detyrat urgjente;
  • Përgatitja e raporteve / ofertave

Kualifikimet

  • Aftësi të mira komunikimi në shqip dhe anglisht;
  • Njohuri bazike të email-komunikimit profesional;
  • Organizim, saktësi dhe përgjegjësi në punë;
  • Aftësi për të punuar me disa klientë dhe detyra njëkohësisht;
  • Njohuri bazike në marketing/digital marketing është përparësi;
  • Eksperienca paraprake nuk është e domosdoshme, por është përparësi.

Çfarë kërkojmë

Kërkojmë një person që di të komunikojë qartë, të jetë i kujdesshëm në detaje dhe të mos i lërë klientët pa përgjigje. Pozita kërkon disiplinë, korrektësi dhe gatishmëri për të mësuar proceset e ASHA-s.

Aplikimi

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe një përshkrim të shkurtër për veten në:

[email protected]

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.