Overview

Operator I shërbimit ndaj klientit Jobs in Tirana, Tirana, Albania at EasyPay

Title: Operator I shërbimit ndaj klientit

Company: EasyPay

Location: Tirana, Tirana, Albania

EasyPay po kërkon Operator/e të Shërbimit ndaj Klientit

📍 Vendndodhja: Tiranë

🕒 Orari: Turni i dytë

🎓 Arsimi: Diplomë Bachelor

💼 Eksperienca: Minimum 1 vit në pozicione të ngjashme

Bashkohuni me ekipin e EasyPay!

EasyPay është në kërkim të një Operatori/e të Shërbimit ndaj Klientit që të ofrojë një eksperiencë të shkëlqyer për klientët tanë dhe të kontribuojë në funksionimin e përditshëm të shërbimeve tona. Nëse jeni komunikues, të organizuar dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, ju ftojmë të aplikoni.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga EasyPay në përputhje me procedurat e brendshme.
  • Ofrimi i asistencës për klientët dhe koordinimi i zgjidhjes së problematikave me departamentet përkatëse.
  • Kryerja e transaksioneve të këmbimit valutor sipas kërkesave të klientëve.
  • Procesimi i transfertave dhe ofrimi i shërbimit në pikën e shitjes.
  • Menaxhimi i shitjeve të produkteve dhe pajisjeve fizike të EasyPay.
  • Administrimi i arkës dhe kryerja e rakordimeve ditore.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë Bachelor.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Eksperiencë në shërbimin ndaj klientit, sistemet e pagesave elektronike ose në kompani me profil të ngjashëm.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
  • Aftësi për të menaxhuar prioritetet dhe për të punuar me efikasitet nën ngarkesë.
  • Vëmendje ndaj detajeve, përgjegjshmëri dhe frymë bashkëpunimi.

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentacionin mbështetës në adresën: [email protected]

📩 Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.